Sot (e enjte, ora 20;45) në “Lerkendal Stadium” në Trondheim të Norvegjisë do të zhvillohet ndeshja e parë e play-off për në Ligën e Europës, ku do të përballen Roseborg dhe Shkëndija. Megjithatë, një sfidë në vete do të jetë ajo mes dy bomberave të këtyre dy skuadrave, Besart Ibraimi dhe Nicklas Bentner. Sulmuesi i Shkëndijës ka një ecuri mjaftë pozitive në ndeshjet eliminatore në Ligën e kampionëve, duke vazhduar me ritme të njëjta edhe në Ligën e Europës. Topsulmuesi i Shkëndijës edhe në këto dy ndeshje synon shënimin e golave dhe të shkruaj një faqe të re në historinë e klubit shqiptar. “Ibragol” në eliminatorët e LK-së i ka shënuar katër gola TNS-së dhe një Sherif Tiraspol.

Në anën tjetër nuk duhet harxhuar shumë fjalë edhe për sulmuesin danez të Rosenborgut, Bendtner, i cili në të kaluarën ka luajtur për Arsenalin dhe Juventusin, por edhe për kombëtaren e Daninarkës. Është një sulmues me shumë përvojë.

Sfida në “Lerkendal Stadium” në Trondheim pritet me interes (21.000 shikues), pasi këta dy sulmues por edhe skuadrat e tyre kërkojnë një vend në grupet e Ligës së Europës./lajm

Loading...