Rosenborgu sulmon Shkëndijën me Bendtnerin, ishfutbollistin e Arsenalit dhe Juventusit

Rosenborg, kundërshtari i Shkëndijës në fazën e play-off për hyrje në grupet e Ligës së Europës, është skuadra më e njohur në Norvegji. Ata kanë fituar 25 tituj kampioni në Norvegji, 11 herë fitues i kupës, dhe është skuadra e vetme norvegjeze me më shumë ndeshje europiane.

Ata luajnë në Lerkendal Stadium në Trondheim, i cili ka kapacitet prej 21,400 ulësve, kurse lojtari më i njohur është sulmuesi danez Nicklas Bendtner (ishfutbollisti i Arsenalit dhe Juventusit).

Shkëndija e Tetovës të enjten (23 gusht, ora 20:45 në Trondheim) do të luaj kundër Rosenborgut norvegjez, në ndeshjen e parë të play-off për hyrje në grupet e Ligës së Europës.

Loading...