Rovena Dilo, tashmë edhe aktore. Publikohet trailer-i i filmit të saj të parë (Video)

Rovena Dilo duket se po i provon të gjitha: këngën, kërcimin dhe tashmë aktrimin.

Këngëtarja e njohur është bërë pjesë e kastit të serialit më të ri shqiptar të titulluar “Ti mund të më quash Xhon”, bashkë me emra të tjerë si Arben Derhemi, Eva Murati, Nevina Shtylla etj.

Seriali është lajmëruar muaj më parë, por mbrëmjen e së premtes është publikuar trailer-i i projektit filmik dhe mund të themi se “Ti mund të më quash Xhon” pritet të jetë një nga produksionet më të mira shqiptare.

Gjithsesi, tashmë na mbetet të shohim episodin e parë të serialit, më 30 mars, në orën 19.00, te kinema “Imperial”. /Blitz.al/

Loading...