Prezantuesja atraktive shqiptare, Roza Lati, është siguruar edhe një herë që të rrëmbejë vëmendjen me një veprim kontravers të saj.

Bukuroshja në emisionin e saj të fundit ka ngacmuar tej mase reperin Fero.

Pas publikimit të klipit të ri, ai ishte i ftuar në emisionin “Why Not” ku ka folur për shumë gjëra rreth karrierës.

Megjithatë, Fero nuk rrezistoi kur u befasua nga prezantuesja e cila e puthë në emision gjatë transmetimit të intervistës.

Kjo është hera e parë që një prezantuese puthë të ftuarin.

Ndryshe, Roza është prej personazheve më in dhe më origjinale të ekranit, çka ka bërë që emisioni i saj “Why Not” të jetë më i shikuari në Ora News.

Roza Lati aktualisht besohet se ka të dashur, ashtu thotë ajo prej tetë muajsh ka romancë të re, por pasi askush nuk e besoi, ajo vendosi “t’ua bëj qejfin” spekulimeve duke puthur reperin e On Records. /Telegrafi/

Loading...