Maqedoni

Rrahje masive në Shkup, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka (FOTO)

autobusi i demoluar

Para pak çastesh ka ndodhur një rrahje masive në afërsi të tregut të Bit Pazarit. Sipas informatave tona bëhet fjalë për përleshjen e tifozëve të Vardarit me gjithçka që u ka dalë përpara.

Deri tek incidenti ka ardhur pasi tifozët e Vardarit të dëshpëruar nga humbja e madhe që ka pësuar ekipi i tyre Vardari nga Real Sociedat 0:6, kanë sulmuar çdo gjë që kanë gjetur para tyre, duke thyer dhe demoluar edhe autobusët urban, por kanë sulmuar edhe personat që kanë hasur në rrugë. Raportohet edhe për të lënduar, megjithatë numri i saktë i tyre nuk dihet akoma.

Alsat mëson se për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë edhe forcat speciale, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit.

Alsat

To Top