Tre persona janë përfshirë një një rrahje fizike, në fshatin Breznë të Dragashit.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën për punën e kryer, janë sulmuar dhe janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë”, njofton policia.

Si pasojë e lëndimeve tre personat e dyshuar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren, ku njëri prej tyre është hospitalizuar kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar.

Me vendimin e prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Loading...