Rrahje të nxënësve të shkollave të mesme pas turnirit në futboll

Një grup prej rreth 30 nxënësish nga SHMSH “Boro Petrushevski” dje rreth orës 15:30 duke përdorur mjete nga më të ndryshmet kanë sulmuar një grup më të vogël të pjesëmarrësve nga SHMSH “Ilinden” në stacionin e fundit të autobusit numër 9 në lagjen Shkup Veri.

Nxënësit nga SHMSH “Ilinden” pas sulmit arritën të ikin në një objekt hotelierik i cili gjendet në afërsi, prej ku kanë thirr taksi dhe janë larguar.

Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur pas turnirit në futboll në nivel të shkollave të mesme nga Shkupi në shkollën  e mesme “Zef Lush Marku”, ku në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 14:00 kanë luajtur SHMSH “Ilinden” me SHMSH “Boro Petrushevski”.

Për ngjarjen, nxënësit e kanë informuar drejtorin, pas çka ai në orën 16:35 rastin e ka paraqitur në NJIK Shkup. Nxënësit të cilët kanë marrë lëndime, nga drejtori janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naumi i Ohrit” për të marrë ndihmë mjekësore. Te personat D.M. (18) dhe D.A. (18) janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa te B.S. (18), M.N. (18) dhe N.S. (18) janë konstatuar lëndime trupore. Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...