Të enjten (25.10.2018) rreth orës 12 e 50 minuta në rrugën “Nikolla Karev” (Gazi Babë të Shkupit), në hyrje të një ndërtese ka ndodhur përleshje fizike mes personave Xh.S. (46), Xh.D.(20) dhe I.S. (40), të gjithë nga Shkupi në njërën anë dhe K.N. (57) nga fshati Sellcë, Krushevë, nga ana tjetër. Me këtë rast K.N. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me veturë të emergjencës është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Personat tjerë janë thirrë në bisedë informative në polici.

Loading...