Rrëfehet 12 vjeçarja: Babai ma vrau nënën dhe e futi në thes të plastikës

Dënohet me burg të përjetshëm, burri i cili mbyti gruan dhe e hodhi në mbeturina

Një vajzë adoleshente zemërthyer rrëfen se si jeta e saj është shkatërruar që kur babai i saj vrau nënën e saj.

Florence McDonald ishte vetëm 12 vjeçare, kur babai i saj James, kishte plasur nënën e saj Sophie, 36 vjeçare, ku e kishte futur në një thes të plastikës dhe e kishte mbështjellë me një çarçaf për të hedhur më pas në një deponi të mbeturinave.

Vrasësi gjakftohtë, i cili pretendonte për të ndihmuar policinë për gjetjen e gruas së tij të zhdukur, është dënuar me burg të përjetshëm sot, pasi më në fund pranoi vrasjen.

Kurse, një deklaratë e shkruar nga fëmija më i madh i viktimës ka lënë në heshtje trupin gjykues.

Florence ka thënë se e ardhmja nuk do të jetë e shkëlqyer. Ju keni një mama, kurse e imja ka shkuar.

“Ajo nuk do të jetë atje kur unë kam nevojë për atë, kur do të martohem, kur do të kam fëmijë të mi kenë fëmijë të mi, dhe për gjëra të tjera që unë dua të bisedoj me të”.

Firence kishte 12 vjet në kohën e vrasjes, ndërsa të dy vëllezërit e saj më të rinj, njëri i moshës 8 dhe tjetri 4 vjecar.

Fillimisht babai i saj mohoi të ketë vrarë gruan e tij e konsideruar si e humbur, por më pas prano vrasjen për shkak të një humbje të kontrollit.

Pas mbytjes së gruas ai e ka futur trupin e saj në një thes të plastikës dhe e ka mbështjellë me një çarçaf dhe e ka hedhur në një dhomë plehrash.

Më pas, Donald në mënyrë të qetë është larguar nga skena e vrasjes në banesën e tij dhe ka shkuar për të marr bijtë e tij Hector dhe Fergus nga shkolla.

Kur nënë e Sofies, paralajmëroi policinë se vajza e saj ishte humbur, ai pretendonte për të ndihmuar policinë në kërkimin e gruas së tij, tani më të vdekur.

Donald, i cili punonte si shef i një kompanie ë ndërtimit, i kishte thënë policisë gënjeshtra të ndryshme derisa trupi i gruas së tij të vdekur u zbulua./Bota sot

Loading...