Sebastian Vettel, pasi e kryesoi renditjen e botërorit të pilotëve të Formula 1 për një periudhë të gjatë, ka shkuar me pushime në vendin e dytë, me një disavantazh prej 24 pikësh karshi Lewis Hamilton. Gabimi në garën e Gjermanisë i kushtoi rëndë pilotit të Ferrarit, që pavarësisht situatës nuk tërhiqet. “Jam i bindur se makina është e shpejtë dhe do të duelojmë për titull në pjesën e dytë të sezonit. Do të vëmë nën presion rivalët dhe do të triumfojmë”, tha 4 herë kampioni i botës.

Në këtë pjesë të parë të kampionatit situatat herë ishin në favorin tonë e herë jo, por në përgjithësi kemi qenë solidë e konstantë. I vetmi gabim ishte ai në garën e Gjermanisë, që më kushtoi shumë, pasi në atë pistë të lagur nuk po e sforcoja makinën dhe përfundova jashtë pistë. Kjo është pjesë e garës, por jam i zhgënjyer”, tha Vettel. “Këtë vit makina është kompetitive, ndryshe nga vjet, kur humbëm titullin pas pushimeve. Jam i bindur se në kantier gjërat po shkojnë mirë”, tha Vettel

Loading...