Sadio Mane ka treguar një histori interesante rreth jetës së tij, ku prindërit e tij nuk është se e përkrahën në rrugën për tu bërë futbollist.

Ylli senegalez po shkëlqen me Liverpoolit, por për të arritur deri në këtë pikë ka pasur shumë sfida në jetë dhe ato të parat erdhën pikërisht nga familja, të cilët dëshironin që biri i tyre të bëhet mësues.

“Unë kam lindur në një fshat ku nuk kishte qenë kurrë asnjë futbollist që kishte luajtur në kampionatet e mëdha”, ka thënë fillimisht Mane për Bleacher Raport.

“Mbaj mend se kur isha i vogël, prindërit e mi mendonin se duhet të studioja për t’u bërë mësues”.

“Ata mendonin se futbolli ishte një humbje kohe dhe unë kurrë nuk do të kisha sukses në të”.

“Gjithmonë thosha: “Kjo është puna e vetme që do të më bëjë të ju ndihmojë dhe mendoj se kam një shans për t’u bërë futbollist”.

“Ata nuk ishin të sigurt për këtë, sepse isha larg nga kryeqyteti dhe pothuajse askush prej tyre nuk kishte arritur”

“Kështu ata ishin kundër idesë dhe ata kurrë nuk besuan, deri në ditën kur unë nënshkrova kontratën time të parë profesionale”, përfundoi senegalezi.

Mane nënshkroi së pari herë në vitin 2011 me Metzin, përpara se të kalojë te Red Bull Salzburg dhe pastaj te Southamptoni e Liverpooli. 

Loading...