Skuadra e Manchester United do të vij në Shkup me 8 gusht për të zhvilluar Superkupën e Europës kundër Realit ose Juventusit, pas fitores në Ligën e Europës ndaj Ajaxit prej 2-0.

Kjo fitore ka ngjallur emocione tek tifozët e “djajve të kuq” në Maqedoni, të cilët për herë të parë do të kenë mundësi t’i shohin heronjtë e tyre.

Njëri prej tyre që iu ka gëzuar triumfit të Unitedit ka qenë edhe Selajdin Shabani, profesor dhe ishgazetar nga Kumanova, tifoz i madh i Unitedit.

sel

“Triumfi në Kupën e Evropës nga ana e Manchester United-it ishte ajo që i duhej si asnjëherë më parë kësaj skuadre. Ky sukses erdhi në momentin më të duhur, më  vendimtar dhe kur skuadra valëvitej në kthimin e konceptit të lojës magjike që ofron. Sidomos  pas ndryshimeve të shumë lojtarëve në skuadër. Pavarësisht  lojës, ishte një fitore që kthen sigurinë në mesin e  miliona tifozëve dhe të vet skuadrës për të vazhduar në kompetacionin e më të mirëve, aty ku e kishte vendin, ngase edhe vet kjo garë sikur s’e ka kënaqësinë pa Manchesterin. Normalisht, se ndjej një gëzim sportiv, ku nga emocionet nuk kam mundur as ta përcjell këtë finale, por që nuk kanë munguar informatat dhe urimet për rrjedhën e lojës. Shpresoj se tani e tutje kjo skuadër në ‘Teatrin e Ëndrrave’  dhe arenat tjera sportive, do të vazhdojë  dhe duke ofruar ndjenja dhe paraqitje sportive të veçanta dhe antologjike”, ka deklaruar profesori i gjuhës shqipe, Selajdin Shabani, tifoz i flaktë i Manchester Unitedi.

“Sa i përket Super Kupës, gjithçka mbetet e hapur dhe në një ndeshje të tillë pavarësisht dëshirave dhe momentit, vështirë të prognozohet diç, konkrete, por besoj dhe shpresoj se do të shohim një spektakël që do të mbahet mend në gjatë në analet e futbollit”, përfundoi Selajdin Shabani, tifozi i madh i Manchester Unitedit./lajm

Loading...