Xhezair Shariri

Mu duk interesant ky shkrim dhe per ate e postova. Pak normale pome doket rasti tij sepse ka humb betejat…
Por kur te fiton betejat dhe luften si uck???!!!! Muhamed Kerimi u dënua me vdekje, pasi që i bëri rezistencë të ashpër okupimit francez ndaj Egjiptit, të cilin e udhëhoqi Napoleon Bonaparta.

Mirëpo, para se të ekzekutohej, Napoleoni kërkoi që ta sjellin Muhamed Kerimin tek ai. Kur e sollën
aty, Napoleoni i tha: “Unë jam më i ndershëm sesa që të vrasë një hero si ti, i cili me guxim dhe me gjithë zemër e mbrojti vendin e tij, dhe nuk dua që historia të më përmend për atë se i kam vrarë heronjtë të cilët e mbrojtën atdheun e tyre. Prandaj, unë dua të të fal në këmbim për 10.000 monedha ari, të cilat do të mi japësh si shpagim për ushtarët e mi që i keni vrarë.”

Muhamed Kerimi u përgjigj:
“Unë nuk kam kaq para, por do të marr hua nga tregtarët 100.000 monedha ari nëse është e
nevojshme.” Napoleoni i tha: “Unë do të jap kohë që t’i mbledhësh paratë me të cilat do të shpaguhesh.”
Pas kësaj, Muhamed Kerimi, i lidhur me zinxhirë dhe i rrethuar nga ushtarët pushtues francezë, çdo ditë shkoi në treg për të kërkuar para nga tregtarët, por në fund e humbi shpresën në ata për të cilët u sakrifikua, sepse asnjë tregtar nuk iu përgjigj.
Dhe jo vetëm kaq, por ata madje e akuzuan atë edhe si fajtor për shkatërrimin e Aleksandrisë dhe si shkaktar i përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Kështu, Muhamed Kerimi iu kthye Napoleonit duarthatë. Kur e pa atë në një gjendje të tillë, Napoleoni i tha: “Unë nuk kam zgjidhje tjetër përveç se të të vras. Jo për atë se na ke bërë rezistencë të ashpër dhe i ke vrarë ushtarët e mi, por për shkak se e ke sakrifikuar jetën tënde për frikacakët të cilët janë të preokupuar me tregti dhe të cilët nuk kanë ndjenja për lirinë e atdheut.”
Përshtati: Miftar Ajdini

Loading...