Rrëfimi i mjekut në Halep: Operacionet i bëjmë në bodrum

Në vazhdën e sulmeve të ashpra ajrore dhe tokësore në lindje të qytetit sirian Halep kanë pushuar së punuari spitalet, shkollat, furrat…kurse civilëve të plagosur dhe me nevojë ndihma u ofrohet në mënyra dhe në vende të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bodrumin e spitalit Kudus në Halep, si dhe në ndërtesat tjera të bombarduara, të cilat pas sulmeve intensive nuk janë më funksionale, mjekët vazhdojnë të kryejnë operacione ndaj civilëve të plagosur.

Drejtori i spitalit Hamza Hatib konfirmoi se pas sulmit ndaj këtij spitali, ata vazhduan të punojë në bodrum. Spitali, i cili ndodhet në lagjen Sukker, e cila është nën kontrollin e opozitës siriane, për herë të parë u bombardua më 29 prill.

Hatib, theksoi se janë bombarduar edhe depot me ilaçe dhe se është rritur numri i civilëve të vrarë dhe të plagosur të cilët po përpiqen për të arritur në zonat që janë nën kontrollin e opozitës siriane. Hatib në Halep punon që nga viti 2012.

“Gjatë kësaj kohe kam parë sulmet më të ashpra dhe numrin më të madhë të viktimave që nga fillimi i luftës. Më së shumti operacione në Halep, kemi bërë në këtë periudhë kohore. Ndihmën e parë e ofrojmë edhe në shtëpi. Në bodrumet e shtëpive, ndërtesave të banimit dhe në institucionet publike kryejmë operacione ndaj të plagosurve”, tha mjeku në lindje të Halepit.

Forcat e regjimit dhe militantët shiitë tashmë 20 ditë kryejnë sulme nga ajri dhe nga toka në vendbanimet në lindje të Halepit, të cilat janë nën kontrollin e opozitës. Opozita më parë kontrollonte territorin prej 45 kilometra katrorë, kurse tani kontrollon një sipërfaqe prej 25 kilometra katrorë.

Pala ruse pretendon se ata nuk marrin pjesë në sulmet ajrore në Halep.

Sipas të dhënave të ofruara nga ekipi i Mbrojtjes civile, për shkak të pamundësisë që të largohen nga zonat e konfliktit, 35.000 njerëz në lindje të Halepit kanë mbetur në territorin, ei cili u pushtua nga trupat e regjimit dhe degët siriane të organizatës PKK, PYD.

Halepi është qyteti i dytë më i madh në Siri. Qendra e qytetit është 40 kilometra nga kufiri turk. Pjesa perëndimore e qytetit të Halepit është nën kontrollin e regjimi, kurse pjesa lindore nën kontrollin e opozitës.

Të dhënat e Drejtorisë së Shëndetësisë në Halep tregojnë se banorët për 101 ditë nuk mund të përmbushin nevojat themelore humanitare. Për tri javë në qytet nuk punojnë spitalet, qendrat mjekësore, furrat, shkollat…

Loading...