Rrëfimi i ushtarit serb, i plagosur në Betejën e Koshares: Granatat vinin nga të gjitha anët

Novica Spasic nga Bojnik i Serbisë, ishte 18 vjeç kur u thirr të shërbente nga pushteti i atëhershëm serb për të shërbyer në Kosovë.

Siç ka rrëfyer ai për mediat serbe, një ditë para fillimit të luftimeve në pikën kufitare të Koshares, ku edhe ishte duke shërbyer, gjegjësisht më 23 mars të vitit 1999, ai kishte përfunduar shërbimin ushtarak.

“Nuk jam penduar për këtë”, ka thënë Spasic për mediat serbe.

Sipas tij, ai dhe ushtarët e tjerë me ditë të tëra e kanë mbrojtur pikën kufitare, e cila, po sipas tij, një ditë duhej të binte.

Siç ka sqaruar ai, granatat vinin nga të gjitha anët.

Ndërkaq, sipas medieve serbe, në betejën e Kosharës e cila kishte zgjatur prej 9 prillit të vitit 1999 deri më 10 qershor, kishin gjetur vdekjen 109 pjesëtarë të ushtrisë së Jugosllavisë.

E gjatë kësaj ofensive, ai kishte marrë një lëndim të rëndë në syrin e tij.

Përkundër kësaj, pas kësaj, përveç marrjes së një medalje, shteti serb as që ishte interesuar për të.

“Kam mbetur invalid dhe shteti më ka dhënë vetëm një medalje. Më vonë, as që mendoi për mua”.

Loading...