Rrëfimi interesant i Dacit për Lajm: Ja çka ju premtojë Shvercerëve dhe përse zgjodha fanellën me numrin 89 (Video)

Skuadra e FC Shkupi do të përforcohet edhe me një sulmues nga Turqia. Bëhet fjalë për talentin shqiptar të skuadrës turke Konyaspor, Erdon Daci. Ky i fundit rrëfen për Lajm përse po vjen te Shkupi, çfarë ju premton tifozëve Shvercerat dhe për çfarë arsye ka zgjedhur fanellën me numër 89.

“Po, do të vijë te FC Shkupi si lojtar i huazuar për një vit, pasi skuadra e Eskisehirspor për shkak të borxheve nuk ka mundësi të regjitrojë lojtarë të ri, pastaj këtu është mbyllur afati kalimtar. Unë vij si lojtar i huazuar nga Konyaspor”, deklaroi Daci për Lajm, i cili të dielën do të jetë në ndeshjen Shkupi-Shkëndija.

“Me Shkupin synojë që të vazhdoj me golat ashtu sic kam bërë në Turqi, pra tifozëve Shvercerave ju premtoj gola dhe shpresojë të sigurojmë vend në Europë”, shtoi 20-vjecari.

“Te Shkupi do të vesh fanellën me numër 89. E kam zgjedh këtë numër vetëm për shkak të tifozëve Shvercerat, sepse në vitin 1989 janë themeluar si grup i tifozëve, e për të cilët unë kam respekt të madh”, tregon Daci.

Ai për të rinjtë e U21 të Konyaspor ka shënuar disa gola mjaftë atraktivë.

Daci ka qenë golashënues më i mirë tek skuadra e të rinjve të Vardarit, që ishin edhe kampion të Maqedonisë./lajm

Erdon Daci vs Fenerbahçe u21

Erdon Daci vs Fenerbahçe u21

Gepostet von Konyaspor Online am Dienstag, 29. Mai 2018

 

Loading...