Rrëfimi tronditës: Babai vrau nënën time, si shenjë sakrifice, kam bërë seks me motrën time!

Kur një futbollist që ka luajtur mbi 100 ndeshje në Ligue 1 dhe ka përfaqësuar 24 herë vendin e tij, Gabonin, krijohet përshtypja e një karriere të këndshme dhe pritet një historinë me lavdi dhe zhgënjime në fushën e lojës.
Të paktën kjo ndodh zakonisht, por nuk është rasti i Shiva N’Zigou, ish-sulmuesi i Nantes dhe Reims, që gjatë një interviste të regjistruar në një kishë afrikane nga “TV2” ka shokuar të gjithë botën e futbollit.

“Mamaja ime ka vdekur dhe dua të bëj një zbulim, ajo u sakrifikua. Firmosa shumë kontata dhe babi im i donte të gjitha paràtë për vete. Më kërcënoi duke më thënë se do të kishte vrarë mamanë time. Unë i thashë mos ta bënte, por ia që e bëri. E bëri që shpirti i saj të ishte një sakrificë për karrierën time,” – tregon Shiva N’Zigou, për habinë e të gjithëve.

Më pas, duke folur për familjen e tij tregon diçka tjetër të bujshme, skandaloze: “Kur isha shumë i ri pata marrëdhënie seksuale, në dy raste me tezen time. Një herë me motrën time dhe gjithashtu me shokun tim të ngushtë.”

Një histori absurde. Deri tani, për N’Zigou dihej vetëm që u aktivizua 16 vjeç në Kupën e Afrikës, më i riu i të gjitha kohërave në këtë veprimtari.

Loading...