Kulturë

Rrenat e politikanëve në Maqedoni, do të ekspozohen në New York

ali

Ali Sinani ka thënë për KultPlus se bëhet fjalë për piktura të cilat janë realizuar viteve të fundit, në teknikën e vajit në pëlhurë.

Artisti shqiptar por që jeton në Zvicër do të prezantohet me gjashtëmbëdhjetë vepra artistike në MC Gallery në Neë York, ekspozitë kjo që do të hapet më 19 maj, shkruan KultPlus. Kjo ekspozitë që është titulluar “Gjurmët e bardha, në të zezë”. Ali Sinani ka thënë për KultPlus se bëhet fjalë për piktura të cilat janë realizuar viteve të fundit, në teknikën e vajit në pëlhurë. “Risi dhe e veçanta e kësaj ekspozite do të jeë pëlhura e bardhë që do të shtrohet në dysheme dhe një pjesë më e vogël e pëlhurës, që do të jetë me ngjyrë të zezë do të jetë në një pjesë të murit”, ka thënë Ali Sinani, i cili ka shpjeguar se kjo ekspozitë e tij është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, dhe mu për këtë fakt do të mundohet të paraqes situatën reale të Maqedonisë. “Përmes pëlhurës së bardhë tregoj udhëheqësit që premtojnë, jetën përrallore në Maqedoni, kjo është arsyeja e një realiteti të hidhu, mirëpo çdokush mund ta shkel dhe njollos pëlhurën e bardhë me papastërti”, ka thënë Sinani, duke shpjeguar se pikërisht duke u bazuar në paragjykimet, në pjesën e pëlhurës së zezë ka paraqitë njerëzit e vogël në numër, por që janë të pastër dhe të sinqertë. Kurse pas ekspozitës në Neë York, Ali Sinani do të prezantohet edhe me një ekspozitë ndërkombëtare që do të prezantohet në Novum Arte Bazell, projekt ky i financuar nga Zvicra dhe për kuratore ka Slavomira Gajdosova./KultPlus.com

 

To Top