“Parada Shqiptare 2018”, e zhvilluar ditët e fundit në Nju Jork, për herë të parë iu kushtua e gjitha Kosovës, 10 Vjetorit të Pavarësisë së saj.

Kjo paradë iu kushtua atyre që formuan dhe u bënë pjesë e Batalionit Atlantiku, në Amerikë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- UÇK-së, të cilët 19 vjet më parë shkuan të luftojnë për çlirimin e Kosovës, duke u bërë pjesë e UÇK-së.

Më shumë se 3 mijë shqiptarë shumica të rinj e të reja nga trojet shqiptare u mblodhën dhe marshuan përgjatë bulevardit “America” në qendër të Nju Jorkut, në të ashtuquajturën Parada Shqiptare 2018, në segmentin e rrugëve 43 Street deri në 55 Street , ku edhe u bë mbyllja e kësaj parade madhështore, që zgjati më shumë se tre orë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe këngëtarët e njohur shqiptarë Gëzim Nika, Ledi Vokshi , Arberie Hadergjonaj , Valbona Peraj, Besim Muriqi dhe Hajro Ceka.

Parada e Shqiptarve në NYC, e cila zhvillohet në kuadër të Paradës Ndërkombëtare të emigrantëve është bërë një ngjarje e madhe e viteve të fundit në komunitetin shqiptar dhe çdo vit ajo po shënon nëj pjesëmarrje të madhe.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Komuniteti shqiptar në Nju Jork nderon UÇK-në dhe dëshmorët në paradën e 9-të me radhë. Krenare me mërgatën tonë. Bravo Marko Kepi për punën dhe përkushtimin. Përgëzime për shoqatat e shumta shqiptare që veprojnë në SHBA”, shprehet Çitaku në Facebook.

Ndërsa Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në një fotografi të postuar në Facebook, shkruan “vajzat e New York-ut, rrënjët shqiptare në Amerikë. Pamje nga parada madhështore, manifestim i përvitshëm i shqiptarëve në Nju Jork”.

Parada Shqiptyare zhvillohet çdo vit në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë me këngë e valle dhe veshjet folklorike, të Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë trevave shqiptare.

Loading...