Komunikacioni në rrugën rajonale Dibër-Strugë në afërsi të fshatit Xhepishtë për shkak të rrëshqitjes së dheut po realizohet vetëm në një korsi në një gjatësi prej 20 metrave. Është vendosur edhe sinjalizimi përkatës, njoftojnë nga LAMM.

Ndërsa zvogëlim të dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 50 deri 100 metra ka në Strazhë, Pletvar dhe Shtip-Negotinë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa ndërsa në Kodrën e Diellit po bie borë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo./

Loading...