76.7 % e të rinjve që jetojnë në Maqedoni mendojnë të largohen nga vendi, kryesisht në vendet e BE-së. Arsyeja kryesore që nxit të rinjtë për këtë vendim është cilësia e dobët e jetës, duke përfshirë papunësinë ose kushtet e këqija në punë, ambienti social i pasigurisë politike dhe ekonomike, sistemi jo i mirë arsimor dhe diskriminimi. Këto janë të dhënat e hulumtimit të zhvilluar nga Qendra për Hulumtim dhe Krijimin e Politikave e cila bazohet në anketën e të rinjve të moshës prej 15 deri në 29 vjet. Sipas gjetjeve të hulumtimit, në Maqedoni nuk ka asnjë dokument strategjik i cili ka për qëllim reduktimin e migrimit të personave të rinj nga vendi dhe tërheqjen e të rinjve të emigruar që të kthehen përsëri në vend. Madje 91.6 % e të rinjve mendojnë se zëri i tyre nuk është I përfaqësuar mjaftueshëm në proceset e vendim-marrjes në vend ndërsa 87.3% prej tyre mendojnë se shteti nuk shfrytëzon potencialin e të rinjve dhe nuk ofron mundësi për zhvillim.

Fillimisht, kemi shumë pak mekanizma që u përgjigjen nevojave të të rinjve që të përfshihen në proceset e krijimit të politikave, përfshirjen e ulët e të rinjve në jetën e përgjithshme shoqërore dhe njohjen e tyre si një aktor I rëndësishëm në shoqëri, ndërsa ka shumë pak fonde në dispozicion për zbatimin e politikave për të rinjë”- theksoi Marija Risteska, drejtore e CRPM.

Ambasadori i Francës, Kristijan Timonie tha se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të mbeten në Maqedoni për shkak të zbatimit të reformave të kërkuara nga BE-ja.

Gjithmonë duhet të gjendet mënyrë se si të rinjtë të mbahen në vend që të mund të kontribuojnë në ndërtimin e të ardhmes së vendit. Kjo gjithashtu ka të bëj edhe me reformat që tashmë po zhvillohen në vend. Kjo është në interes edhe të BE-së për shkak se nuk do të integrojmë vend I cili do të jetë I boshatisur, respektivisht në të cilin nuk do të ekzistoj forca e të rinjve”- pohoi Kristian Timonie, ambasador Francës.

Rekomandimet që dolën nga ky hulumtim janë: sigurimi i të dhënave relevante statistikore për popullatën e re që jeton në Maqedoni dhe ata të cilët për arsye të ndryshme qëndrojnë jashtë vendit, hapja e debatit publik për Ligjin për të rinjtë, përgatitja e serishme e politikave rinore, përforcimi dhe avancimi I rolit të Agjencisë së të rinjve, promovimi I masave të punësimit dhe përkrahjes gjatë punësimit dhe shumë të tjera.

Loading...