Dyzet e nëntë vjeçari M.M. nga Tetova, mbrëmë lajmëroi në polici një sulm fizik nga një person i panjohur, dhe i cili më vonë është identifikuar dhe thirrur në Stacionin Policor në Tetovë, transmeton TetovaSot.

Rreth orës 18 e 30 afër qarkores te Xhamia e Larme, ku M.M. ka qenë kryetar i Këshillit të xhamisë, është futur 21 vjeçari J.J. nga Tetova, iu është afruar dhe ka nisur një zënkë me të, e ka ofenduar dhe i ka thënë fjalë vulgare pas së cilës e ka goditur në trup dhe në kokë me një objekt të fort duke i shkaktuar lëndime të dukshme.

Janë përzier edhe njerëzit tjerë prezent në objekt dhe i kanë ndarë, përderisa i padituri, i dyshuar për sulmin fizik është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas identifikimit të tij, ai është thirrur është biseduar me të në lidhje me rastin dhe disa orë më vonë është lëshuar.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Loading...