Dje pasdite rreth 16, 50-vjeçarja Z.R. nga fshati Lisec e Tetovës ka raportuar për dhunë familjare të cilën e kishte kryer burri i saj i pakurorë A.I. (54) nga Rasadishte.

Gjysmë ore para se Z.R. kishte shikuar delet në fshatin Zherovjane, erdhi burri i saj dhe pas një zënje verbake e goditi atë me disa shuplaka. Kur ajo u përpoq të mbrohet me shkopin prej druri ia mori atë nga duart dhe e goditi në mënyrë të përsëritur në kokë dhe në trup, e cilat shpejt humbi vetëdijen, njofton TetovaSot.

Vendasit me automjet e kanë transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma mjekësore, dhe ku i është konstatuar lëndime të dukshme në duart e saj dhe në fytyrë.

Burri i saj është thirrur në polici, dhe pas bisedës me të dhe pas pastrimit të plotë të çështjes do të përballet me padinë e duhur.

Loading...