Rrihte brutalisht fëmijët në çerdhe, por një gjyshe i hakmerret keq për nipin (Foto/Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një edukatore e dhunshme në një çerdhe, goditet në fytyrë nga një gjyshe, pasi ishte zënë duke rrahur brutalisht fëmijët të cilët do të duhej të kujdesej.

Edukatorja, identiteti i të cilës nuk dihet, mund të shihet në video duke i kapur për flokë fëmijët dhe duke i goditur kohë pas kohe në kokë, fytyrë dhe pjesë tjera të trupit, transmeton Telegrafi.

Edukatorja që besohet të jetë rreth të njëzetave, kishte futur në shënjestër një numër të caktuar të fëmijëve, të cilët me kujdes po kryenin detyrat e tyre në një çerdhe në qytetin Chongqing të Kinës.

Por drejtësia nuk vonoi shumë, pasi aty u shfaq befasisht “super gjyshja”, e cila e kishte parë edukatoren duke sulmuar fëmijët.

 

Loading...