Rritet çmimi i grurit, pritet edhe shtrenjtimi i bukës

Çmimi i grurit shtrenjtohet. Arsyeja është rendimentit i dobët si në Maqedoni ashtu edhe në suaza botërore. Tash për tash buka nuk do të shtrenjtohet sepse industria e furrave të bukës i përdorin rezervat e grurit të blera me çmim më të ulët.
Por, nga Grupi i mullisëve pranë odës ekonomike të Maqedonisë thonë nëse vjen momenti që buka të bëhet me grurë të importuar, ka mundësi që të shtrenjtohet çmimi i bukës.

Maqedonia është një ekonomi tregtare dhe ne funksionojmë sipas tregut, rritja automatike e çmimit të grurit do të thotë edhe rritje e çmimit të miellit, dhe realisht ka mundësi që të rritet edhe çmimi i bukës.

Por, në një kohë të ardhshme. Deri tani ka një rritje të çmimit të grurit prej 12% krahasuar me vitin e kaluar, por çmimi i bukës mbetet i njëjtë, kjo është për shkak të rezervave që i kanë tregtarët dhe prodhuesit – deklaroi Goran Milishiq, kryetar i Grupit të mullisëve.

Nga Ministria e Bujqësisë shprehen se çmimi nuk do të shtrenjtohet. “Sipas analizave të deritanishme, nuk pritet destabilizimi i tregut të grurit e as shtrenjtim i prodhimeve të frutarisë. Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit të ujërave me vëmendje ndjek situatën në terren dhe nuk do të lejojë rrezikim të prodhimtarisë vendore të grurit”, thanë nga Ministria e Bujqësisë.

Megjithatë, të dhënat thonë se këtë vit rendimenti i grurit në shtet është më i vogël për 38% krahasuar me vitin e kaluar. Nga prodhimtaria vendore do të sigurohen 196.000 ton grurë, ndërsa nevojat vjetore të Maqedonisë janë rreth 300.000 ton. Mungesën pritet ta sigurojnë përmes importit të grurit dhe miellit.

Loading...