Nga mesi i qershorit deri më sot, rreth 400 kumanovarë kanë kërkuar ndihmë, ndërsa njëzet janë hospitalizuar në repartin për infektim për shkak të sëmundjeve infektuese të zorrëve, informuan sot nga spitali i Kumanovës.

Mjekët nga reparti thonë se numri më i madh i pacientëve që janë drejtuar tek ata kanë qenë me pasqyrë mesatare të rëndë klinike dhe janë ankuar në dehidrim, vjellje, përzierje, diarre, plogështi. Sipas mjekëve vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet foshnjave, fëmijëve të vegjël dhe më të rriturve, të cilët reagojnë më rëndë ndaj sëmundjeve të zorrëve. Mjekët apelojnë menjëherë që të kërkohet ndihmë.

“Gjithmonë theksojmë se më me rëndësi është që futen lëngje, elektrolite, pastaj ushqim i lehtë. Pacientët që vijnë me pasqyrë më të rëndë klinike me dehidrim të theksuar, humbje më e madhe e lëngjeve, temperaturë e lartë, vjellje e theksuar dhe diarre, i hospitalizojmë dhe janë nën mbikëqyrje dhe terapi tonë. Dua të përmend se edhe sëmundjet infektuese të zorrëve e kanë procesin e tyre. Nuk mund të presim që për dy tre orë mund të qetësohen dhe të largohen shtrëngimet. Është shumë e rëndësishme që të përcillen udhëzimet që i japin mjekët”, deklaroi shefja e repartit infektiv”, doktor Sunçica Josifova.

Доктор Сунчица

Mjekët rekomandojmë regjim higjieniko-dietik në fillim nga sëmundjet dhe në përgjithësi gjatë periudhës së verës, pastrim i frutave dhe perimeve, deponim i rregullt i ushqimit. Këtë vit, thonë nga reparti infektiv në krahasim me vitet e kaluara nuk ka raste të shpeshtuara nga helmimi me ushqim.

Loading...