Rënia e rrogës mesatare të muajt shkurt prej 3.6 për qind në krahasim me rrogën mesatare të janarit të këtij vitit është rezultat i ndryshimeve sezonale që janë të zakonshme për ekonomitë e vogla si ajo maqedonase, kështu shpjegojnë nga Qeveria e Maqedonisë pas akuzimeve të partisë opozitare VMRO-DPMNE se, siç thonë ata, rroga është ulur për shkak paaftësisë së qeverisë. Nga Qeveria shtojnë se nuk mund të nxirren konkluzione të përmbajtshme nga analiza nga një muaj në tjetër, megjithatë theksojnë se statistika tregon se rroga mesatare e muajt shkurt të këtij viti është më e lartë në krahasim me vitin e kaluar, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

“Luhatjet e tilla nga muaji në muaj mund të ndodhin për shkaqe të ndryshme. Maqedonia është ekonomi shumë e vogël. Një “Feni” të startojë me punë, e ndryshon rrogën mesatare në Maqedoni. Dy investime të huaja të fillojnë ose të ndërprejnë punën, ajo mesatare do të ndryshohet për disa përqindje, sepse ekonomia është e vogël dhe një gjë të ndryshohet diku, në ndonjë sektor, do të kemi ndryshim dhe kjo do të ndikojë në numrat agregat”, tha këshilltari ekonomik i Qeverisë, Vanço Uzunov.

Ajo që rroga e janarit ka qenë më e lartë është rezultat i të dhënave të caktuara të rrogave të cilat kompanitë i pagujnë në nivel vjetor, ndërsa në shkurt përsëri ka efekt sezonal negativ për shkak se ka më pak ditë pune, shpjegojnë ekspertët maqedonas. Ministri i Financave, Dragan Tevdovski muajin e kaluar deklaroi se rroga mesatare neto për herë të të parë në histori ka tejkaluar në 24.025 denarë dhe në krahasim me janarin e vitit të kaluar ka pasur rritje prej 1.275 denarësh, gjegjësisht për 5.6 për qind.

Profesori Marjan Petrevski nga Kolegji amerikan thotë se reagimi i tillë është i pabazë sepse nëse shihet rroga mesatare e viteve të kaluara dukshëm mund të vërehet se rroga e janarit është rritur dhe që paraqet një rritje mesatare.

“Nëse krahasojmë një periudhë më të gjatë nga disa muaj do të vërejmë se nga janari deri në shtator 2017 rritja e rrogës është 2.5 për qind, ndërsa në periudhën prej tetorit 2017 deri në shkurt të vitit 2018 rritja përfshin 3.5 për qind. Kjo rritje mund të përshkruhet si rritje e rrogës minimale. Ndërsa luhatje të vogla ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen dhe ato nuk mund të përshkruhen në një masë të caktuar”, tha profesori Petrevski.

Ai pret që rroga mesatare të vazhdojë të rritet, por konsideron se pritjet për një rrogë 500 euro janë më optimiste.

“Me këtë rritje që tani e shohim nuk mund të pritet se rroga 30.000 denarë do të arrijnë në të ardhmen e afërt, madje edhe në një mandat të një qeverie. Do të thotë se duhet të kalojnë më shumë vite që të mund të arrijnë te ato 500 euro dhe të jenë pasqyrim i qartë i rretjes së standardtit jetësor”, thotë Petrevski.

Në histori ka pasur raste ku rrogat janë rritur në mënyrë drastike, por kur janë rritur edhe çmimet e produkteve, që nuk është rast për vendin sepse çmimet janë stabile.

Dje lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski akozoi se ulje të më madhe të rrogave ka në disa sektore siç janë: transporti, bujqësia, arti dhe rekreacioni. Ai tha se rrënia do të ndikojë në rrënien e standardit të qytetarëve dhe do të ketë ulje të fuqisë blerëse. Nga LSDM-ja përsëri theksuan se përmes ekonomive politike të suksesshme dhe Planit për rritje ekonomike janë rritur rrogat dhe do të vazhdojnë të rriten.

Loading...