“Rruga drejt…” – Maqedonia mes lindjes dhe perëndimit

Maqedonia po bëhet pjesë e agjendave të mëdha gjeostrategjike, pasi është përfshirë në aksionin e dëbimit të diplomatëve rus, që ndodh në shumë shtete të botës. “Skripal” ka sensibilizuar edhe Maqedoninë. Ministria e Jashtme dëboi diplomatin rus jo vetëm për t’u solidarizuar me Britaninë e Madhe në lidhje me rastin “Skripal”, por edhe për shkak se diplomati rus ka tentuar të merr informata të ndjeshme dhe të klasifikuara pra që janë sekrete shtetërore, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë e Maqedonisë. Si do të ndikojë dëbimi i diplomatit rus në raportet me Rusinë dhe si pozicionohet Maqedonia mes Lindjes dhe Perëndimit, mes vlerave perëndimore dhe lindore, mes Moskës dhe Uashingtonit.

Këto dhe çështje tjera në Rruga drejt debatojmë me:

Vebi Xhemailin, historian

Risto Nikovskin, ish diplomat

Blerim Hysenin, analist politik

Loading...