Bashkësia Lokale e fshatit Poroj me rastin e fillimit të stinës së pranverës, organizoi iniciativën për pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e mjediseve te gjelbëruara në vendet publike të fshatit. Gjithashtu u bë edhe inaugurimi i dy rrugëve kryesore të fshatit Poroj, Rruga “Mujdin Aliu” dhe Rruga ” Nevzat Halili”, shkruan Gazeta Lajm.
“Falënderojmë të gjithë ndërmarrjet private, komunën e Tetovës, banorët dhe veçanërisht rininë që me kujdesin e tyre gjatë gjithë ditës mbështetën dhe kontribuuan që të kemi një mjedis sa më pak të ndotur dhe sa më shumë të dobishëm për të gjithë shoqërinë
Përmes kësaj iniciative dhamë mesazhe të forta mbi ndërgjegjësimin e secilit qytetar për të mbrojtur mjedisin ku ai jeton, duke fituar kështu një jetë të shëndetshme dhe le të jetë një traditë për çdo fillim pranvere”, njoftojnë nga Bashkësia lokale e fshatit Poroj.
Kjo është mirënjohje nga vendlindja për dy figurat e njohura dhe të lavdishme, që bënë këtë fshat të njohur në mbarë shqiptarinë.

Loading...