Me titullin “Maqedonia, deputetët e VMRO-DPMNE-së nën presion Radiotelevizioni i Serbisë, RTS ka njoftuar se para fillimit të debatit të Komisionit për çështje kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, 11 deputetë të VMRO-DPMNE-së janë dakorduar që ti përkrahin ndryshimet kushtetuese me qëllim të sigurimit të dy të tretës së shumicës, shkruan Meta.mk.

Duke u thirrur në informacionet e televizionit Alsat-M, RTS potencoi se qeveria e Zoran Zaevit ka arritur të sigurojë dy të tretën e deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

Megjithatë, servisi publik radiodifuziv i Serbisë i ka përcjellur dhe deklaratat e funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së se shpekulimet se disa nga deputetët do të votojnë në kundërshtim me vullnetin e popullit, për ndryshimet kushtetuese janë të pavërteta.

Përkundër këtyre pohimeve të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, faktet flasin se në referendum kanë dalë për të votuar 666.743 qytetarë, prej të cilëve 609.813 qytetarë, shumica e qytetarëve kanë votuar për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë duke përkrahur qeverinë. Me fjalë të tjera, shumica e qytetarëve i kanë përkrahur eurointegrimet. Për këtë ka shkruajtur dhe “Vërtetmatësi”, duke i ruajtur deklaratat e presidentit Gjorgje Ivanov me numrat real.

Duke u thirrur në mediat maqedonase, RTS thotë se një numër i caktuar i ish-funksionarëve të VMRO-DPMNE-së janë bashkangjitur në vendimin e deputetëve të kësaj partie për ti mbështetur ndryshimet kushtetuese.

Paraprakisht, “Politika” e beogradit ka shkruar se “Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në fushatë është sjellë si pantomimë në krahasim me presidentin Gjorgje Ivanov, i cili kur mbeti i vetëm, nuk u fsheh në rezidencën e tij, por nga foltorja e Kuvendit Gjenerat të ON-së e kritikonte SHBA-në, BE-në dhe NATO-n duke i thirrur qytetarët për ta bojkotuar referendumin”.

Kjo pjesërisht është e vërtetë pasi që Ivanov as nuk mbeti i vetëm, as nuk u paraqit i vetëm në foltoren e OKB-së. Ai në disa paraqitje të tij është shprehur kundër referendumit dhe se nuk do të dal të votojë.

Loading...