VMRO-DPMNE është e përjashtuar nga bisedimet për Qeveri të re, raporton RTS, duke kujtuar se Nikolla Gruevski është kërcënuar se cdokush që formon Qeveri pa partinë më të mëadhe- VMRO-DPMNE-në, mund të ketë probleme, transmeton Lajmpress.

Sipas informacioneve të televizionit, pritet që lideri i BDI-së Ali Ahmetit në çdo moment të vendos për ofertën e LSDM-së.

“Pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, është e qartë se në koalicionin e ri nuk do të ketë vend për VMRO-DPMNE-në, e cila ka paralajmëruar se pa VMRO-në cdo përbërje qeveritare do të ketë problem”, komenton RTS.

Në BDI ende ka përplasje mes krahut që është pro VMRO-së dhe atyre që favorizojnë LSDM-në për koalicion./Lajmpress

Loading...