RTV21 kremtoi 18 vjetorin – me “Ballo pranverore” (Video)

Radiotelevizioni 21 në shënim të 18 vjetorit të themelimit, sonte hapi dyert e “Ballos Pranverore” për të gjithë mysafirët vendor dhe të huaj, emra të njohur nga të gjitha fushat e jetës.

Në këtë solemnitet morën pjesë personalitete të shquara të jetës shoqërore,politike, të shkencës, të kulturës,të estradës,bashkëpunëtorë të RTV21 si dhe punonjës të kësaj kompanie të radiotelevizive. Fjalën e hyrjes e paraqiti drejtoresha gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini-Kelmendi,e cila shpalosi shkurtimisht historikun dhe rrugën e ngritjes së suksesshme por të mbushur me sfida të llojllojshme që i ka kaluar RTV21. Solemniteti u përcoll edhe me pika të pasura artistike kurse përfundoi me shpërblime. Me këtë rast pos tri çifteve më të mira të “Ballos pranverore”, RTV21 në bashkëpunim me agjencinë turistike “Fibula” shpërbleu edhe gjashtë punëtorë të RTV21 të cilet do të qëndrojnë një javë në pushime në Antalia të Turqisë.

Po japim ca pamje nga solemniteti i RTV21 që u organizua sonte në Sheshin 21.

Loading...