Agron Rufati, reprezentues i U19 të Maqedonisë ka vendosur të refuzojë Shqipërinë për të vazhduar të luaj për Maqedoninë, shkruajnë mediat në Tiranë. Rufati është i lindur në Zagreb, me origjinë është nga Gostivari, ka marrë ftesë për të luajtur për kombëtaren U21 të Shqipërisë, por me insistim të prindit të tij ka vendosur të qëndroj te Maqedonia. Rufati luan mbrojtës qendror dhe aktualisht aktivizohet te Istra Pula në Kroaci, ndërsa ishte pjesë e U19 të Maqedonisë që drejtohej nga Vujadin Stanojkovic.

Loading...