Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka konfirmuar se ekipet e emergjencave kanë gjetur sot trupin e pajetë të policit të zhdukur, Armend Trena.

Suma ka thënë se ai nuk ka parë nga afër trupin e policit, por ka bërë të ditur se janë duke vazhduar procedurat ligjore.

”Jam afër, por nuk kam parë trupin e pajetë për shkak të procedurave ligjore”, tha Suma në Info Magazine të Klan Kosovës.

”Sikurse edhe ditëve të tjera në vazhdimësi kanë qenë FSK, Policia e Kosovës, AME-ja e po ashtu dhe klube të ndryshme vullnetare”, tha ai.

”Kjo ka qenë një punë jo e lehtë për bashkëpunëtorët e tyre sepse pikërisht në ditët e fundit për shkak të reshjeve u vështirësuan dhe komplikuan kërkimet. Ekipet e emergjencave bën të pamundurën, rrezikuan jetën e tyre vetëm për të gjetur trupat e policëve”, tha Suma.

Loading...