Sport

Rummenigge jep dy lajme të këqija për tifozët e Bayern-it

1707222018-karl-heinz-rummenigge-2spAoCvoef

Këto ditë është menduar se Bayern do të bëjë dy goditje: Alexis Sanchez dhe ndoshta një sulmues i dytë i nivelit mesatar si zëvendësues i polakut Robert Lewandowski. Fatkeqësisht, asnjëri transferim nuk do të kryhet. “Kemi folur me trajnerin dhe kemi rënë dakord që nuk do të blejmë një sulmues tjetër qendre. Lewandowski thuajse nuk dëmtohet kurrë. Nuk gjejmë dot një lojtar të mirë, që të pranojë të luajë në 5% të ndeshjeve të sezonit. Përveç kësaj, në këtë pozicion mund të luajë edhe Thomas Müller”, – shpjegoi Rummenigge.

I pyetur për kilianin Sanchez, i cili është shprehur se do të luajë në Champions League, reagimi i numrit 2 të bavarezëve qe krejt i ftohtë. “Nuk e di se çfarë ka thënë ai. Ne nuk jemi më të përfshirë”, – tha 61-vjeçari, por duke shtuar se merkatoja e Bayern-it nuk është mbyllur akoma.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top