E pabesueshme se çfarë po ndodhë por shumë e vërtetë! Serbia është në këmbë dhe nuk lë guri pa lëvizur para ndeshjes se 22 qershorit  me Zvicrën. Në fakt, portali serb ‘Kurir´ ka paraqitur edhe një foto të vitit 2014 kur bie dronin me Flamurin e Shqipërisë Etnike dhe patriotëve tanë Ismail Qemailit dhe Isa Boletinit.  “Asnjë flamur i ashtuquajtur Kosovë në ndeshjen me Serbinë! Shërbimet e sigurimit rus e kanë urdhëruar Federatën Zvicerane të Futbollit që të parandalojë tifozët e saj që të hyjnë në ndeshje me të ashtuquajturën Kosova dhe të ashtuquajturat Shqipëria e madhe.

 

Rusët paralajmërojnë zviceranët se ata nuk do të tolerojnë një përpjekje për të imponuar ndonjë transparent të ashtuquajturë Shqipëria e madhe dhe gjithçka që lidhet tematikisht me Kosovën dhe Metohinë. Është e qartë për të gjithë se loja që luhet të premten në Kaliningrad mund të sjellë provokime. Lojtarët e Zvicrës me origjinë shqiptare mund të provokojnë, pasi që Xherdan Shaqiri njoftoi se do të mbajë flamurin e të ashtuquajturës Kosovë, e njëjta gjë mund të pritet nga tifozët.

 

Rasti i dronit ende nuk fshihet nga kujtesa, që ndodhi në Beograd në vitin 2014 gjatë ndeshjes midis Serbisë dhe Shqipërisë”, shkruan Kurir.

Rusët kanë kërkuar që në stadium të mos ketë asnjë simbol që lidhet me Kosovën.

Ndërkohë serbët këtë paralajmërim e kanë lidhur me faktin që Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur se në këpucët e tij do të jetë edhe Flamuri i Kosovës, prandaj diçka të tillë mund të bëjnë edhe tifozët.

Loading...