Rusia dhe Kina vendosën veto në rezolutën e KS-së të KB-së në Alepo

Rusia dhe Kina vendosën veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohej ndërprerje shtatëditore e zjarrit në qytetin sirian Alepo.

Rusia në KS pohoi se me rezolutën, kryengritësve do t’ju mundësohet të rigrupohen dhe se është e nevojshme kohë për bisedime midis Uashingtonit dhe Moskës.

Kjo është hera e pestë nga viti 2011 që Rusia të vendosë veto në rezolutën e Këshillin e Sigurisë për sirianët, ndërsa për të pestën herë Kina të bllokojë një aksion të tillë, transmetojnë mediat britanike.

Edhe Venezuela votoi kundër rezolutës, projektin e të cilit e përpunuan Zelanda e Re, Egjipti dhe Spanja, përderisa Angola ishte abstenim.

Njëmbëdhjetë shtetet e tjera të Këshillit të Sigurisë së KB-së votuan në dobi të rezolutës, theksojnë mediat britanike.

Loading...