Rajon-Botë

Rusia: Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe po tenton ta nisë një Luftë të re të Ftohtë (Foto)

lufta-boterore-620x330

Rusia e ka akuzuar sot ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, se po tenton ta nisë një Luftë të re të Ftohtë duke e futur një pykë mes Rusisë dhe Amerikës.

Ambasada e Rusisë në Londër ka thënë se Johnson po ndjek synimet e kundërta me ato që dikur i ndiqte Margaret Thatcher në tentim për t’i dhënë fund Luftën e Ftohtë, transmeton Express.

Komentet e rusëve vijnë pasi Johnson tha se regjimi i Vladimir Putinit “është i gatshëm t’i bëjë të gjitha llojet e mashtrimeve shumë të fëlliqura” në botë, sic është lufta kibernetike.

Në llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Ambasada ruse shkroi: “Thatcher shkoi në SHBA për t’i ndrequr marrëdhëniet [mes] Uashingtonit & Moskës & për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë, @Boris Johnson po ndjek synimin e kundërt.”/Express/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top