Rajon-Botë
03/12/2015 19:46:53

Rusia ndërton edhe një bazë ushtarake në Siri

rusia-650x358

Përveç bazës tashmë të ditur ushtarake të ndërtuar në qytetin Latakia e cila është e pajisur “fort” me armatim të rëndë, Rusia është duke ndërtuar edhe një bazë ajrore në Siri, kanë bërë të ditur burimet e afërta të ushtrisë siriane dhe Observatorit të opozitës siriane për të drejtat e njeriut.

“Ndërtimi i saj ka filluar, dhe do të shërbejë si një bazë ushtarake ruse”, kanë shtuar burime e afërta me ushtrinë siriane.

Aeroporti El Sahirat ndodhet rreth 40 kilometra në pjesën juglindore të Homsit, krahinë kjo ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë siriane dhe xhihadistëve të ISIS.

Raportohet se Rusia është duke ndërtuar pista të reja, nga ku do të ulen dhe ngritën aeroplanët luftarak që po marrin pjesë në sulmet ajrore kundër ISIS. (lajmi.net)

To Top