Zëvendës mnistri rus për punë të jashtme Aleksandar Grushko ka parashikuar tensione dhe ndarje në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
„Zgjerimi i NATO-s nuk i zgjidhë problemet e siguris por krijon linja të reja të ndarjes“, ka deklaruar zëvendës ministri rus për punë të jashtme Aleksandar Grushko për agjencinë ruse të lajmeve Interfaks në përgjigjen e pyetjes rreth pasojave të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Grushko thotë se qëndrimi rus për zgjerimin e NATO-s i pa ndryshuar.

„Qëndrimi ynë rreth zgjerimit të NATO-s është i pandryshueshëm. Besojmë se zgjerimi i NATO-s nuk zgjedh asnjë problem të sigurisë, por përkundrazi i thellon dhe krijon linja ttë reja të ndarjes . Mund të shohim se gjithmonë kur ky proces ësht shpejtuar për arsye gjeopolitike krijon tensione të përfshira në aliansën“, ka deklaruar Grushko./msh

Loading...