Aktuale

Rusia shprehet kundër ndërhyrjes së perëndimit në Maqedoni

Aleksander-Lukasevic-480x250

Para vizites se eurokomisionerit Hahn ne Shkup, Rusia shprehet kundër ndërhyrjes së perëndimit në Maqedoni. Ambasadori rus në OSBE Aleksandër Lukasheviç tha se duhen respektuar të drejtat e maqedonasve, duke i lënë të vendosin vetë për fatin e tyre.

Siç transmeton Agjencia ruse “Sputnik”, Lukasheviç u bën thirrje të gjitha partive politike si dhe ndërmjetësuesve të BE-së dhe SHBA-së të bëjnë përpjekje që kriza politike në Maqedoni ta zgjidhet përmes dialogut. Ai thekson se në kundërshtim me vullnetin e popullit maqedonas, disa forca, me ndihmën e pakicës shqiptare,përpiqen të kthejnë në pushtet ata politikanë që i humbën zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe për këtë arsye procesi politik u shndërrua në problem ndëretnik.

Deklaratat e diplomatëve rusë kundër ndërhyrjes së perëndimit në Maqedoni janë shpeshtuar.

To Top