Sa janë çmimet e banesave në Shkup?

Nuk ka krizë për tregun e pasurive të patundshme në Maqedoni. Trendi i ndërtimit të apartamenteve që është vazhdimisht në rritje në vitet e fundit do të vazhdojë edhe këtë vit, si dhe vitin e ardhshëm.

Stabilizimi i situatës politike dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë me emrin pritet të sjellë një valë shtesë të investimeve në sektorin e banimit. Analiza e kompanisë konsulente, të pasurive të patundshme Forton Maqedoni, tregon se kërkesë më të madhe për apartamente do të vazhdojë të ketë në Shkup. Në periferi, megjithatë, ekziston një mungesë e hapësirës banesore dhe mungojnë investimet në pasuri të patundshme, raporton “Alsat”.

Deri në fund të vitit 2019 pritet të përfundojë ndërtimi i 4,471 banesave në vend. Sipas analizës, bankierët, programuesit dhe punonjësit në administratën shtetërore kryesisht blejnë apartamente në lagjet e qytetit, si Aerodrom dhe Karposh, ku çmimet shkojnë nga 850 deri në 1.100 euro për metër katror. Apartamentet në qendër të qytetit ku çmimet shkojnë nga 1,050 deri në 1,250 euro i blejnë sipërmarrësit, menaxherët dhe të huajt që punojnë në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.

Por, përveç apartamenteve, ndërtimi i qendrave tregtare do të intensifikohet në vitet e ardhshme. Tre qendrat e reja tregtare të paralajmëruara për t’u ndërtuar do të kenë një sipërfaqe prej 103,500 metra katror për dhënie me qira. Shumica e tyre do të përqendrohen në Shkup.

Deri në fund të vitit pritet të përfundojë ndërtimi i 31.000 metra katrorë, hapësira për zyre. Çmimi mesatar i qirasë është nga 11 në 15 euro për metër katror në qendër të Shkupit.

Loading...