Maqedoni

Sa shpenzoi kryetari i komunës së Zhelinës për të blerë çmime nga një kompani me reputacion të dyshimtë?

collage-58

Biznesi i dhënies së çmimeve rezulton të jetë shumë fitimprurës. Organizatat që japin këto çmime janë kryesisht me bazë në vendet e BE-së dhe ia shesin çmimet e tyre në të shumtën e rasteve vendeve në zhvillim, përfshirë ato të Ballkanit.

Sipas këtij investigimi, organizatat i gjejnë kandidatët e rinj në të njëjtën mënyrë. Ata thonë se bëjnë kërkime dhe zgjedhin më të mirët, por në realitet dërgojnë qindra ftesa me email dhe nderojnë këdo që përgjigjet dhe bie dakord të paguajë.

Investigimi i CINS/OCCRP zbuloi se shumë institucione dhe individë në Ballkan pëlqejnë të mburren teksa pozojnë përpara çmimeve ndërkombëtare si provë e arritjeve të mëdha apo si sukses i biznesit. Në shumicën e rasteve, këto çmime janë të shitura nga organizata të paskrupullta që gjuajnë për njerëz vanitozë. Kliko për shkrimin.

Qendra për Raportimin Investigativ në Serbi (CINS) dhe Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin (OCCRP) zbuluan se mania e çmimeve ka përfshirë rajonin që nga viti 2000, duke regjistruar me qindra ‘të nderuar’ në atë periudhë. Megjithatë, CINS/OCCRP nuk ia doli të gjejë prova për konkurse, juri apo kritere të përdorura për të përcaktuar fituesit.

Mesa duket problemi është i thjeshtë, kush paguan mjaftueshëm fiton një çmim. Shumë fitues vijnë nga sektori publik, gjë që do të thotë se paratë për çmimet janë marrë nga buxheti i këtyre institucioneve, pra nga xhepat e taksapaguesve.

Dhe çmimet nuk janë të lira, vlera e tyre varion nga 2,000 deri në 7,000 euro. Çmime “cilësie” dhe “prestigji” i janë shpërndarë kompanive në Ballkan të cilat më pas kanë falimentuar ose janë përballur me hetime.

Biznesi i dhënies së çmimeve rezulton të jetë shumë fitimprurës. Organizatat që japin këto çmime janë kryesisht me bazë në vendet e BE-së dhe ia shesin çmimet e tyre në të shumtën e rasteve vendeve në zhvillim, përfshirë ato të Ballkanit.

Ndër to janë: Klubi i Shoqatës së Menaxhimit Ndryshe, (OMAC), me bazë në Paris, Francë; Klubi i Liderëve Botërorë të Tregtisë, (GTLC), me bazë në Madrid, Spanjë; Asambleja Evropian e Biznesit, (EBA), Oksford, Mbretëri e Bashkuar; Drejtimet e Nismave të Biznesit (BID), Madrid, Spanjë; Revista ‘Actualidad’, Madrid, Spanjë; Shoqëria Evropiane për Hulumtime të Cilësisë, (ESQR), Zvicër.

Të gjithë çmimet kanë emra të ngjashëm ku përfshihen fjalë si çmimi ndërkombëtar/global për prestigj, cilësi, lidership, mileniumin e ri dhe çmimi i diamantit.

Shpërndarja e çmimeve nga secila organizatë bëhet një herë në vit, në qytete si Madridi, Berlini, Londra dhe Parisi. Ceremonitë zgjasin dy ose tre ditë dhe zakonisht përmbajë panele, prezantim të pjesëmarrësve, ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve dhe mbrëmjen gala. Për të mbledhur çmimet, fituesit duhet të paguajnë vetë udhëtimin për në ceremoni.

Dhjetëra fitues, shumica nga Afrika, Azia, Amerika Jugore dhe Europa Juglindore, marrin pjesë në çdo event, duke paguar mijëra euro për privilegjin. (Shkrimi i plotë)

Çmime të këtilla ka marrë edhe komuna e Zhelinës!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top