Maqedoni
09/11/2015 15:03:31

Sa shtetas të Maqedonisë luftojnë për ISIS-in?

isis

“ISIS ka hyrë në Ballkan”. Kështu shkruan prestigjozja ‘ëashington Post’ duke iu referuar informacione të shërbimeve të inteligjencës, sipas të cilave, “Shteti Islamik» (ISIS) mund t’ia ketë vërë syrin mundësisë së infiltrimit dhe destabilizimit të Ballkanit”.

Një burim i lartë nga rajoni i ka thënë “ëashington Post” se inteligjenca kroate ka identifikuar një lider të mundshëm të ISIS-it, që është vendosur në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, dhe ka nisur të organizojë shumë luftëtarë islamikë, që janë larguar nga Ballkani për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik» ose Frontit “Al-Nusra” të “Al-Qaidas” në luftën e Sirisë dhe në Irak, dhe tash janë kthyer në vendlindje.

“Kemi identifikuar një lider të mundshëm për rajonin dhe po monitorojmë luftëtarët xhihadistë që po kthehen në Ballkan, dhe ka për çka të shqetësohemi”, deklaron zyrtari, që ka folur vetëm në kushte anonimiteti për shkak se është çështje e ndjeshme inteligjence për t’u diskutuar hapur.

Shqetësimet janë rritur edhe më shumë për shkak të krizës së refugjatëve që po përhapet gjithandej Europës, por zyrtarët e sigurisë në Ballkan shqetësohen se një celulë e fjetur e ISIS-it do të mund të kthehet në rajon e maskuar me refugjatë sirianë që kërkojnë azil.

Zyrtarët kanë theksuar se një video që është shfaqur në qershor nga krahu i propagandës së ISIS-it ka treguar dhjetëra luftëtarë nga Ballkani në Siri dhe janë kërcënuar me xhihad në Ballkan. Në video kishte referencë edhe për luftën e prirë amerikane kundër Serbisë në vitet nëntëdhjetë dhe u bëhej thirrje islamikëve në Ballkan për t’iu bashkuar luftës në Siri ose të ndërmarrin aksione në vendlindje. “Vendosni bomba nën makina, eksplodoni shtëpi, helmoni ata, mbytni gjithkund”, bën thirrje një luftëtarë në incizim, merret vesh prej një përkthimi të vrazhdë në gjuhën angleze.

Me një popullsi të madhe myslimane dhe ekonomi të dobët që mund të jetë terren i përshtatshëm për radikalizimin e të rinjve dhe të varfërve të papunë, rajoni i Ballkanit po përjeton shqetësime se terrorizmi mund të rrënjosët në mesin e popullsisë civile lokale.

“Kërcënimi është real, dhe rajoni është terren pjellor për radikalizim”, ka deklaruar burimi diplomatik.

Shumë agjenci amerikane kanë alarmuar vjet për kërcënimet në Ballkan. Departamenti amerikan i Shtetit në shtatorin e vitit të kaluar njoftoi se dy luftëtarë nga Ballkani, njëri anëtar i “Shtetit Islamik” nga Kosova dhe një tjetër simpatizues i “Al-Qaidas” në Bosnjë, ishin më mesin e terroristëve që u ishin ngrirë pronat.

Shërbimi për Kërkime i Kongresit ka sjellë një pasqyrë më të gjerë këtë pranverë, duke pretenduar se 330 luftëtarë të ISIS-it në Siri janë nga Bosnja, 100 deri 150 nga Kosova, 90 nga Shqipëria, 50 deri në 70 nga Serbia dhe disa dhjetëra nga Maqedonia.

Rreth pesëdhjetë luftëtarë besohet se janë vrarë në fushëbeteja, dhe rreth 100 të tjerë janë kthyer në vendet e lindjes në Ballkan.

To Top