Ish rektori i UT-së, njëherit edhe profesori më me emër i Anatomisë, Prof.Dr.Sadi Bexheti i cili ligjëron në Universitetin e Pirshtinë dhe të Tetovës sot ia ka zbardhur fytyrën UT-së duke e prezantuar në Kongresin botëror të Anatomisë që mbahet në Universitetin e Innsbruck-it.

“Prezantimi i punimeve te Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tetovës në lëmin e Anatomisë klinike në Kongresin Botëror të Anatomisë aplikative që mbahet në Universitetin e Innsbruck-it” ka shkruar Bexheti

Ndryshe Bexheti është edhe autor i shumë punimeve shkencore që janë botuar në revistat ndërkombëtare shëndetësore si dhe bashkautor i shumë titujve në lidhje me shëndetësinë.

Vlen të theksohet se në kohën e tij UT-ja pati një ngritje të madhe në ranglistat botërore dhe do të mbahet mend si rektori i cili hapi shumë fakultete në Universitetin e Tetovës që sot dalin mijëra student të shkëlqyeshëm dhe UT-ja mburret me ata.

Loading...