Sport

Sadiki i Rabotniçkit:Besoj në fitore kundër Makedonija GJP-së

14344250_1256186987765757_5090212153393490323_n

Rabotnicki e pret Makedonija GJP në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit vendor.

Në këtë takim futbollisti i talentuar i “romantikëve”, kumanovari Nehar Sadiki pret fitore, sic thotë për të përforcuar vendin e tretë në tabelë.

“Besoj se do të fitojmë dhe do t’i arkëtojmë tre pikë të reja kundër Makedonija GjP. Jemi favorit në letër por këtë duhet ta dëshmojnë edhe në terren. E respektojmë kundërshtarin, por jam optimist se do të fitojmë tre pikë me të cilat do të përforconim pozitën e tretë në tabelë, që është edhe synim i yni për të dalë në Europë”, deklaroi për “Lajm”, mbrojtësi Nehar Sadiki, i cili ka të shënuar edhe një gol kundër Shkëndijës në gjysmësezonin e parë.
Rabotnicki dhe Makedonija GJP ndeshjen e tyre mes vete do ta luajnë ditën e shtunë me fillim prej orës 16:00./lajm

To Top