Në mëngjesin e sotëm, mediat në vend njoftuan se 6 komuna nga vendi përfshirë këtu atë të Zhelinës dhe Studeniçanit, sotë do të nënshkruajnë kontratë për marrjen e fondeve për projekte infrastrukturore.

Vlera totale e fondit për të cilën 6 komunat kanë konkuruar ka qenë 290,7 milionë denarë.

Para pak orësh, kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki informoi se ka procesi i nënshkrimit të kontratës ka kaluar me sukses dhe komuna ka fituar 17.455.819,30 denarë nga shuma e përgjithshme.

Këto mjete të siguruara nga Banka Botërore nëpërmes Ministrisë së Financave sipas Sadiku-t do të harxhohen për ndërtimin e sheshit të fshatit Studeniçan, projekt të cilin i pari i Studeniçanit e premtoi gjatë fushatës zgjedhore.

“Me knaqësi të veçantë sot nënshkruajta kontratën për sigurimin e mjeteve për ndërtimin dhe rregullimin e sheshit në Studeniçan. Mjetet i kemi siguruar nga Banka Botërore nëpërmes Ministrisë së Finansave të RM. Puna e palodhëshme e ekipit administrativ në Komunën e Studeniçanit vazhdon të jep rezultate. Vazhdojmë të krijojmë kushte më të mira për qytetarët tonë. Urime, na priftë e mbara”, ka shkruar Sadiki në profiling e tij në Facebook.

Lexo edhe:
http://lajmpress.org/2018/09/05/komuna-e-zhelines-dhe-ajo-e-studenicanit-ne-mesin-e-gjashte-komunave-qe-do-te-marrin-nga-290-milione-denare-per-projekte-infrastrukturore/

Loading...