Bedri Sadiku, mjeshtri ndërkombëtar i shahut, nga Prishtina, është fitues i turneut të parë memorial në shah, “Astrit Dehari”, i cili është zhvilluar në qytetin historik të Prizrenit.

Turneu është zhvilluar sipas sistemit të FIDE-s, 9 xhiro nga 15 minuta.

Sadiku ka fituar tetë pikë, ndërsa në vendin e dytë u radhit, kampioni i Kosovës, mjeshtri ndërkombëtar, Nderim Saraci nga Mitrovica me 7,5 pikë dhe i treti Endrit Oruçi me 7.00 pikë.

Turneu është zhvilluar në SHFMU “Emin Duraku”, nën organizim teknik të FSHK-së, Burhan Misini, (refer), kurse është mbajtur nën patronatin e Komunës së Prizrenit, të cilët janë përkujdesur për cmimet e garusve më të suksesshëm.

Shahistëve më të mirë i janë ndarë të holla, kupa dhe medalje. Në ndarjen e cmimeve kanë marrë pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i komuës së Prizrenit, Mutaher Haskuka, babai i Astrit Deharit, profesor Avni Dehari, kryetari i FSHK-së, Nusret Avdiu dhe të tjerë.

I pari i Prizrenit, Haskuka, kryetari i FSHK-së, Avdiu dhe babai i Astritit, Dehari, kanë folur para fillimit të turneut, duke uruar që turneu të bëhet tradicional, ndërsa kryetari i VV-së, Kurti, ka premtuar se vitin e ardhshëm do të luaj edhe ai.

Në mbarëvajten e suksesshme të turneut ishin të palodhur edhe Mimoza Bushrani e Valmor Bardhi.

Në turne kanë marrë pjesë 154 shahistë nga Kosova, Maqedonia dhe Novi Pazari.

Loading...