Sport

Sahiti: Kosovës do t’i vij një trajner tjetër

kosova-470x289

Përfaqësuesja e Kosovës dhuroi spektakël në minutat e fundit, duke fituar 4-3 ndaj Letonisë, në miqësoren e parë të luajtur në Kosovë, pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Kosovarët kthyen rezultatin katër herë, duke marrë një fitore të madhe falë golit të Besar Halimit në minutën 4 shtesë. Trajneri që drejtoi Kosovën në ndeshjen e djeshme ishte zëvendësi i Bunjakit. Pas sfidës së djeshme, Muharrem Sahiti, u shpreh:

“Patëm problem në pjesën e parë sidomos në pranimin e golit. Me një mbrojtës 5-3-2 të Letonisë e kishim problem. I pësonim golat shumë lehtë. Krijonim rastet, por nuk shënonim. Jam i gëzuar për këta futbollistë, e patë se si e festuam golin e fitores.

Të gjithë na gëzuan, por besoj edhe shikuesit. Te goli i 4-t, rol të madh pati depërtimi i Lirim Kastratit. Këtë fitore ia dedikojmë popullit të Shqipërisë dhe Albert Bunjakut, të cilin shfrytëzoj rastin t’ia uroj, sepse edhe ai besoj se e ka përjetuar njëlloj”, tha Sahiti që sqaroi se tashmë do të vijë një trajner tjetër në krye të përfaqësueses.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top