Sulmuesi i Rabotnickit, Suad Sahiti ka deklaruar për “Lajm” se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë kundër Shkëndijës të dielën prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.

“Për ndeshjen derbi të së dielës jemi përgatitur maksimalisht. Do të jetë një ndeshje mjaftë e vështirë, mirëpo ne hyjmë në lojë pëer të luajtur një futboll të bukur. Në Tetovë do të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv”, tha Sahiti, goleadori i “romantikëve”.

Ai tha se është kënaqësi të shënosh gol kundër skuadrave si Shkëndija dhe Vardari.

“Normal në cdo ndeshje kam dëshir të shënoj gol, mirëpo në ndeshjet kunëer Vardarit dhe Shkëndijës kënaqësia është edhe më e madhe”, theksoi ai. Ndeshja Shkëndija-Rabotnicki luhet në kuadrin e javës së 16-të të kampionatit vendor./lajm

Loading...